Si dështoi plani i terroristëve të Stambollit


Si dështoi plani i terroristëve të Stambollit

11:24 01/07/2016

Tre terroristët që sulmuan aeroportin ndërkombëtar të Stambollit planifikonin marrjen e dhjetëra personave peng. Kështu shkruan agjencia e lajmeve “Reuters” duke u mbështetur në raportimin e gazetës turke, “Sabah”.

44 persona u vranë në aeroportin e tretë më të madh të Evropës. Ajo që bëri që plani i tyre të dështonte, ishte veshja e xhupave, ndërsa temperaturat ishin të larta.

Gazeta tjetër turke, “Hurriyet”, shkruan se sulmuesit e kanë marrë me qera një apartament në lagjen Fatih të Stambollit, zonë kjo ku jetojnë shumë sirianë dhe arabë.

/tvklan.al






Të ngjashme