Si do të jetë bota në 2050
Çfarë do të ndodhë me botën deri në vitin 2050? Si do të ndryshojë ajo? A do të gjenden shenja të reja jete në univers? A do të ketë një luftë të re?
Këto janë një pjesë e pyetjeve të cilat që prej vitit 2010 “YouGov”, i bën çdo vit britanikëve. Janë gjithsej 26 pyetje që bëhen çdo vit për të ditur mendimin e njerëzve, sesi do të jetë bota në vitin 2050. Për këtë vit sipas 52 % të britanikëve monarkia nuk do të ekzistojë më në vitin 2050. Gjithashtu rreth 43 % mendon se do të jetë e mundur gjetja shenjave të reja jete nga ana e alienëve. Sipas 65 % të njerëzve, në vitin 2050 televizorët do të shikohen vetëm në dimensionin 3 D, ndërsa brenda vitit 2050 pritet që astronautët do të ulen në Mars dhe nuk do të ketë më gazeta në formatin print. E nëse në vitin 2010, 53 % e njerëzve mendonte se do të kishte një luftë tjetër, në vitin 2016 vetëm 39 % vijon te jetë e këtij mendimi./tvklan.al