Si do të jetë moti në fundjavë
Ditët e nxehta të verës kanë filluar dhe të gjithë mezi presim fundjavën për të shkuar në plazh për të marrë rreze. Por, kjo fundjavë do të jetë më surpriza.
Kapriçot e motit do të bëjnë që planet tuaja për të shkuar në plazh të mendohen dy herë, pasi ditën e shtunë moti do të mbizotërohet nga shiu dhe në disa zona nuk do të mungojnë dhe rrebeshet.
Ndërsa ditën e diel temperaturat do të jenë më të larta dhe dielli do “ju buzëqeshë” , prandaj mund të planifikoni të shkoni në plazh./tvklan.al