Si do të jetë policia pas Vetting-ut


Si do të jetë policia pas Vetting-ut

21:43 26/02/2018

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka përshëndetur miratimin e projektligjit për vettingun në polici. Në një postim në Twitter, Xhafaj falenderon të gjithë ata që i dhanë dritën jeshile këtij projektligji.

“Ligji i Vettingut mori dritën jeshile nga Kuvendi. Faleminderit të gjithë atyre që e mbështetën e punuan për këtë nismë. Faleminderit kolegëve socialistë për votën e qartë PRO këtij projekti. Faleminderit për ata kolegë të opozitës që kontribuan në këtë proces duke e mirëkuptuar votën politike të tyre”.

“Vlerësim dhe mirënjohje për bashkëpunëtorët e mi që punuan për këtë projekt shumë të rëndësishëm, për partnerët vendas dhe ata ndërkombëtarë. 

Falenderim për Policinë e Shtetit që e ka mbështetur fortë këtë iniciativë dhe kontribuoi për të”.

Më tej, Ministri thotë se

“një tjetër faqe e re po hapet në reformimin e policisë. Vettingu do ta ndryshojë rrënjësisht atë. Histori e një policie moderne europiane do të jetë ajo pas Vettingut.  Rruga është e gjatë dhe jo e lehtë. Por tani jemi në atë rrugë. Në zbatim të ligjit, në shërbim të qytetarëve!”./tvklan.al






Të ngjashme