Si do të jetë qendra e re e Tiranës?


Si do të jetë qendra e re e Tiranës?

Autori: Blendi Fevziu

23:38 11/03/2004

Projekti i qendrës së Tiranës fituar disa muaj më parë nga një studio franceze e njohur “Architecture Studio” ka qenë një nga zhvillimet më të rëndësishme të kryeqytetit.

Ky plan parashikon ndërtimin e 10 kullave të larta, të cilat do të vendosen përreth sheshit dhe anash aksit të Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Sipas këtij plani sheshi “Skënderbej” do të jetë i aksesueshëm vetëm për këmbësorët.

Kreu i bashkisë Tiranë Edi Rama i ftuar në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu u shpreh se studio që ka realizuar projektin është ndër më të famshmet dhe ka reputacion të lartë jo vëtëm në Francë, por në shumë vende të tjera.

“Ne dëshirojmë që i gjithë projekti me të gjitha hartat të shfaqet për të gjithë në Galerinë Kombëtare. Duam që njëkohësisht diskutimi dhe aprovimi i maketit nga Këshilli i Rregullimit të Territorit të Republikës së Shqipërisë të bëhet në Galerinë Kombëtare. Maketet urbanistike janë në vetvete vepra arti që kanë vlerë të caktuar sepse është realizuar në një nga studiot më të famshme që ka reputacion të lartë jo vetëm në Francë”, tha Rama./tvklan.al






Të ngjashme