Si e festojnë shqiptarët Shën Valentinin (13 Shkurt 2001)
Nesër është 14 shkurt, dita e Shën Valentinit ose siç njihet nga të gjithë, dita e të dashuruarve. Edhe në Shqipëri ashtu si në të gjithë botën, kjo ditë është një festë për të gjithë çiftet e dashurura. Madje këto kohët e fundit kjo ditë është kthyer dhe në një traditë ku nuk mungojnë lulet, dhuratat, udhëtimet si dhe festat e organizuara enkas për këtë ditë.
Dhe për herë të parë në Shqipëri, përveç dhuratave të zakonshme,nga shtëpia botuese “Onufri” për të gjithë ata të dashuruar që dëshirojnë të bëjnë një dhuratë jo të zakonshme, ofrohet ky libër me poezi nga Lasgush Poradeci. Mbështjellja e tij me fjongo të kuqe, ofron mundësinë e një dhurate krejt të veçantë. Të shpresojmë që ditën e Shën Valentinit të realizohen të gjitha dëshirat e të dashuruarve dhe të urojmë për ata që janë vetëm në këtë ditë të gjejnë dashurinë e tyre sa më shpejt./tvklan.al
Gazetare: Fjodora Fjora