Si e priti Tirana Vitin e Ri 2021
2021 ishte padyshim një vit i cili erdhi ndryshe, në mbarë globin… Në Tiranë, sheshi Skënderbej i cili është gjithmonë plot me njerëz që presin ndërrimin e viteve nën spektaklin e fishekzjarreve, këtë herë ishte bosh.
Megjithatë magjia e fishezjarreve nuk mungoi dhe qytetarët patën mundësi t’i shijonin ato në 12 njësitë bashkiake të Tiranës, nga shtëpitë e tyre.
Këto janë pamjet e përcjella nga Kryeministri Edi Rama, drejtpërdrejtë sapo trokiti 2021./tvklan.al