Si i zbuloi qeni Acab shqiptarët me 12 kg drogë
Dy të rinj shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane në Trieste. Shqiptarët të moshës 22 dhe 25 vjeç janë kapur me 12 kg marijuanë, në automjetin me të cilin udhëtonin.
Ata janë ndaluar në një postbllok ndërsa policëve iu ka bërë përshtypje sjellja. Pas kontrolleve me qen anti-drogë ishte pikërisht qeni Acab që nuhati drogën. Në një kontroll të imtësishëm policia ka pse tek pjesa e bagazhit ishte bërë një ndërhyrje. Më pas policia gjeti 21 pako me marijuanë, me një peshë prej 12 kg. Shqiptarët i kishin hedhur sipër edhe kafe për të mos u nuhatur nga qeni, por kjo “shpikje” e tyre nuk bëri punë. Droga nëse hidhej në treg kapte vlerën e 150 mijë euro./tvklan.al