Si kanë zgjedhur shqiptarët të ngrohen në këtë dimër pa drita (16 Nëntor 2000)


Si kanë zgjedhur shqiptarët të ngrohen në këtë dimër pa drita (16 Nëntor 2000)

10:42 16/11/2000

Kjo është Tirana sot në një ditë pa drita. Në këta oxhakë, tymi është harruar prej kohësh. Vetëm tek-tuk mund të dallosh fjollën e lehtë se aty po ngrohen. Me një bombul të vogël gazi dhe një sobë me drru, kjo nënë ka gjetur zgjidhjen për këtë dimër. Në fushat e drruve, kërkesa për blerje është në rënie. Kjo makinë shpërndan me shumicë dhe pakicë bombula gazi. Njëri nga pronarët e saj thotë se gazi në këto ditë emergjente është alternativa e vetme.

Miku më i mirë i shqiptarëve prej vitesh ka qënë dhe do të mbetet vaj guri. Në këtë dyqan dikur mbahej radha me ditë. Sezoni i dimrit dhe ngrohjes ka disa kohë që ka filluar, por vaj guri mungon prej disa muajsh. Shqipëria është një ndër vendet ku nuk zbatohet asnjë strategji për të zgjidhur problemin e ngrohjes. Kështu që edhe këtë dimër, qytetarëve u mbetet që zgjidhjen t’a gjejnë gjetkë./tvklan.al






Të ngjashme