Si ndikojnë zhurmat dhe volumi i lartë në shëndetin tuaj
Zhurmat dhe volumi i lartë janë të dëmshme për veshët dhe madje mund të çojnë në humbje të përhershme të dëgjimit.
Kjo është arsyeja pse ekspertët këshillojnë të qëndrohet larg zhurmave, apo mjediseve të zhurmshme. Gjithashtu është e rëndësishme të përdoren kufje cilësore për të dëgjuar muzikë dhe të evitohet volumi i lartë.
Studime të shumta tregojnë se ekspozimi ndaj zhurmave mund të shkaktojë probleme serioze shëndetësore tek njerëzit.
Studimet kanë zbuluar se ekspozimi ndaj zhurmave dhe volumit të lartë mund të shkaktojnë dëmtim të ADN-së dhe mund të sjellin rritje të presionit të gjakut.
Gjithashtu mund të shkaktojnë probleme me zemrën dhe të ndikojnë në zhvillimin e mundshëm të kancerit.
Sipas studiuesve, këto gjetje të reja mund të ndihmojnë në hartimin e politikave të duhura, për të mbrojtur individët nga sëmundjet e shkaktuara nga zhurmat./tvklan.al