Si po e shkatërron planetin gazi karbonik (13 Nëntor 2000)
Kjo video e Michael Jackson është pak a shumë sinteza e asaj që do të përjetojë njerëzimi vitet që vijnë. Sasia e gazit karboniknë atmosferë nuk rritet më me përqindje, por me herë. Deri në mes të shekullit të XXI optimistët parashikojnë që ky gaz të shtohet dy herë, të tjerët thonë tre herë. Është vërtetuar shkencërisht se të paktën 400 mijë vitet e fundit efekti serë është i lidhur ngushtë me temperaturën e planetit.
Deri në fund të shekullit XXI, ngrohja mesatare mund të rritet nga 1,5 deri në 4,5 gradë celcius. Në pamje të parë duket pak, por epoka e akullnajave në kohën tonë ndryshon me një mesatare vetëm prej 4 gradë celcius. Kështu që zonat tropikale do të zhvendosen drejt poleve. Po ashtu dhe shkretëtirat, ndërsa niveli i oqeaneve do të rriten gjysmë metri. Këto janë dukuritë që shkencëtarët i dinë me siguri, por ata thonë se plot fenomene të tjera janë të paparashikueshme.
Nga vendet e zhvilluara kërkohet të kontrollohet shpërndarja në hapësirë e 6 gazeve kryesorë ndotës. Nëse në Shqipëri na bie të prodhojmë më pak se 1 ton gaz karbonik në vit për frymë, në SHBA çdo banori i takon 20 herë më shumë./tvklan.al
Gazetare: Holta Zhiti