Si po shkatërrohet qyteza e Voskopojës (16 Korrik 2000)
Deri para 10 vitesh këto pika me pisha kanë qenë dhe qendër kurimi. Turbekulozët dhe të sëmurët nga mushkëritë, këtu gjenin shërim. Qyteza e Voskopojës ishte qendër pushimi për korçarët dhe gjithë ata që preferonin klimën malore. Ndërsa tani, ish drejtori i kampit shtrohet vetë në bar me gjithë familjen pasi vend tjetër nuk ka se ku të rrish. Shkatërrimit nuk i ka shpëtuar as pylli. Në këtë mënyrë kjo zonë do të humbasë të gjitha vlerat e saj turistike.
“Kemi rastin të përfitojmë në këto momente që t’i themi shtetit të vërë dorën e saj të fuqishme për të ruajtur dhe mirëmbajtur këtë natyrë të mrekullueshme.”
Thirrja shtetit nuk i bëhet thjesht për të ruajtur pemët, por për të patur në vëmendje vlerat historike të Voskopojës dhe rolin e saj në kulturën dhe identifikimin e shqiptarëve./tvklan.al
Gazetare: Holta Zhiti