Si po shkon izolimi në familjen e Lionel Messit
Personazhet e njohur e kanë shfrytëzuar kohën e izolimit për të kaluar më tepër kohë me familjet e tyre. Duket se kjo periudhë ju ka dhënë atyre më shumë mundësinë për t’u argëtuar dhe për të qëndruar më fëmijët e tyre.
Edhe futbollisti Lionel Messi po i shijon këto ditë vetëizolimi së bashku me bashkëshorten e tij dhe tre fëmijët.
Superylli i Barcelonës dhe partnerja e tij, Antonella Roccuzzo, kanë pozuar me fëmijët e tyre për Pashkë dhe fotografinë e kanë publikuar në rrjetet sociale.
Ata duken shumë të lumtur dhe të buzëqeshur përkrah njëri-tjetrit./tvklan.al