Si po zhvillohet procesi i zgjedhjeve, flet kryetari i KQZ


Si po zhvillohet procesi i zgjedhjeve, flet kryetari i KQZ

Autori: Blendi Fevziu

23:47 05/02/2007

Emisioni “Opinion Plus”, në Tv Klan solli mbrëmjen e sotme intervistën me Kryetarin e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Çlirim Gjata.

Vëmendja u përqëndrua në të gjitha aspektet teknike dhe mjaft të rëndësishme për të gjithë proçesin zgjedhor të zgjedhjeve lokale, të 15 Shkurtit.

Çfarë po ndodh me zgjedhjet, ç’po ndodh me sigurinë e tyre, si po trajnohen komisionerët, sa komisionerë do të ketë në të gjithë Shqipërinë?

“Çdo proces zgjedhor ka vështirësi, ka të papritura. Normal është një proces që zhvillohet në një fushë të gjerë, me pjesëmarrjen e shumë njerëzve, shumë institucioneve, partive, ndërthuren interesat e ndryshme dhe është normale që do ketë të papritura, do ketë vështirësi. Por ky proces që po kalojmë ishte i paprecedentë, për sa i përket vështirësive dhe të papriturave”./tvklan.al






Të ngjashme