Si rritja e karburantit po ndikon në transportin interurban (17 Shtator 2000)
Numri i udhëtarëve për në jug ditët e fundit është përgjysmuar. Shkak për këtë është rritja e çmimit të biletës e cila nga ana e saj ësht rritur nga ana e karburanteve. Në të gjithë jugun një litër naftë bën sa një litër benzinë përpara pak javësh. Pikat e shitjes tani pothuajse nuk kanë punë fare. Qarkullojnë vetëm autobusët dhe ndonjë kamion i rëndë.
Ndërsa shumica e veturave janë mbyllur pasi pronarët nuk kanë më leverdi të lëvizin me to. Ndryshe nga pjesa tjetër e kontinentit, qytetarët shqiptarë janë paqësorë dhe nuk ndihen për këtë rritje çmimesh. Ata janë duke e përballuar me vetëmohim shkarkimin e krizës që vjen nga jashtë, kalon në doganë, pastaj tek shoferët e shitësit dhe përfundon në portofolet tanë./tvklan.al
Gazetare: Holta Zhiti