Si ta kurojmë gripin ose të ftohurën në shtëpi


Si ta kurojmë gripin ose të ftohurën në shtëpi

10:25 11/01/2017

Asnjëri prej nesh nuk mund të shmangë një të ftohur ose gripin e për këto ka disa kura të cilave mund t’i drejtohemi. Por jo të gjitha mund të funksionojnë sepse varet nga ç’lloj të ftohure ose gripi vuani.

Kur sëmuremi kemi të gjithë simptoma pothuajse të ngjashme. Një e ftohur do ju tronditë shëndetin ndërsa gripi mund ta na lërë në shtrat për ditë të tëra, sidomos kur vjen me temperaturë këputëse për trupin.

Është provuar se çfarë kurash mund t’i luftojnë ato dhe në çfarë mënyre.

_93049735_thinkstockphotos-536108359

Keni provuar t’ju ikë oreksi nga temperatura? Ja çfarë duhet të bëni?

Shpeshherë njerëzit që kalojnë një temperaturë të lartë trupore kanë mungesë oreksi. Këshilla më e mirë për këtë është ngrënia e ushqimit të shëndetshëm për të qenë sa me energjikë dhe jo ta sforconi veten nëse nuk mund të hani.

_93049739_thinkstockphotos-485932628

Të qëndroni zgjuar apo të flini herët nga lodhja?

Dëgjojeni trupin tuaj dhe flini herët nëse ndiheni të lodhur. Një e ftohur e lehtë nuk mund t’ju pengojë të dilni ose të shkoni në punë.

_93049894_thinkstockphotos-495703298

Mjaltë dhe limon?

Meqenëse nuk është provuar akoma se si funksionon, mjalti dhe limoni janë zgjidhje më e mirë se uiski, sidomos nëse keni në plan të konsumoni më shumë se një pije.

Doktorët rekomandojnë shumë lëngje, sidomos çajra.

Nëse jeni ftohur ose jeni me grip do teshtini shpesh. Pirja e çajit të ngrohtë do ju bëjë të djersini dhe kështu do ju ulet temperatura e lartë e të ftohtit.

_93049898_thinkstockphotos-491558056

Paracetamol apo ibuprofen?

Këto ilaçe të lehta vijnë gjithmonë në ndihmë kur jeni duke kaluar gjë gjendje të tillë. Ato zakonisht ulin temperaturën dhe shërbejnë për zhbllokimin e hundëve. Megjithëse konsumi i tepërt i tyre nuk është asnjëherë i mirë./tvklan.al

 

 

 





Të ngjashme