Si të mbani gjallë marrëdhënien nëse karantina ju ka gjetur të ndarë


Si të mbani gjallë marrëdhënien nëse karantina ju ka gjetur të ndarë

22:50 11/04/2020

Izolimi në shtëpi për disa çifte nuk ka qenë edhe aq periudhë e mirë pasi i ka gjetur në shtëpi të ndryshme, larG njërI-tjetrit.

Por si mund të mbahet gjallë një marrëdhënie në kushte të tilla?!

Koha e takimit… në internet- vendosni një ekran të përbashkët dhe shikoni filmat që kishit planifikuar t’i shikonit bashkë.

 Mbi të gjitha, jini të ndershëm-  është normale të ndjeni frikë, pesimizëm apo vetmi. Këtë periudhë izolimi shfrytëzojeni për të qenë të sinqertë dhe të flisni hapur për problemet apo gjërat që ju shqetësojnë.

Planifikoni udhëtimet e radhës pasi të dilni nga karantina- planet janë çelësi për një marrëdhënie që synon të ketë vijimësi… e Pra këtë periudhë shfrytëzojeni edhe për të bërë planet e radhës.

Zhvilloni lojëra interesante- ndërsa ndodheni në shtëpi tuaja, gjeni mënyra të bukura apo lojëra të cilat ju mbajnë të angazhuar dhe në kontakt. Mund të bëni konkurse se kush lexon më shumë, kush gatuan më mirë dhe aktivitete të tjera që juve ju pëlqejnë.

Mos harroni “seksting”- mbani gjallë pasionin duke dërguar mesazhe dashurie… /tvklan.al






Të ngjashme