Si të mbroni fëmijët nga dielli


Si të mbroni fëmijët nga dielli

19:51 16/07/2018

Në valën e nxehtë që ka përfshirë vendin, prindërit duhet të tregohen shumë të kujdesshëm për fëmijët e tyre duke pasur disa këshilla parasysh.

Sipas ekspertëve fëmijët nuk janë imunë ndaj djegieve që shkaktojnë rrezet e diellit, ndaj prindërit duhet t’i mësojnë ata me masat kundra diellit në moshë të hershme.

-Mundohuni të shmangni daljen jashtë kur rrezet e diellit janë më të forta, mes orës 10 deri në orën 14.00, fëmijët duhet të shmangin rrezet direkte të rrezeve UV sa më mirë të jetë e mundur.

– Për foshnjat më të vogla se 6 muajsh, shmangia e diellit është gjëja më e mirë. Ata mund të dalin në plazh por duhet të mbulojnë qafën dhe gjymtyrët e tyre. Është më mirë të shmangni kremin e diellit për foshnjat pasi ata janë të ekspozuar ndaj kimikatëve më shumë sesa pacientët në moshë më të rritur.

– Përdorimi i kremrave kundra diellit për të parandaluar djegien nga dielli i cili duhet të jetë të paktën 15 spf.

– Kremi mbrojtës duhet të aplikohet disa herë, edhe nëse është rezistent ndaj ujit kjo nuk do të thotë që duhet të aplikohet vetëm njëherë.

– Shmangni shezllonët. Rritja e rrezikut të kancerit të lëkurës vjen si shkak edhe i përdorimit të shezllonëve./tvklan.al 






Të ngjashme