Si të presim djathin për pjatat e festave
Ka gjëra në botë që sjellin shumë hare si ngrënia e një djathi të mirë, sidomos në këtë kohë festash kur familjet mblidhen për të ngrënë së bashku.
Por keni menduar ndonjëherë nëse e prisni djathin në mënyrën e duhur? Në një artikull në të përditshmen amerikaneThe Independent
shkruhet se ekspertët kanë nxjerrë një udhëzues të dobishëm mbi këtë temë, pasi rezulton se ekzistojnë mënyrë shumë specifike të prerjes së djathit për të siguruar që edhe pjatat të jenë sa më të bukura. Sipas udhëzuesit, prerja e djathit është një art dhe forma, madhësia dhe cilësia janë të gjithë faktorët që duhet të merren parasysh kur zgjedhim metodën e saktë të prerjes. Për shembull, nëse keni një copë djathë në formë drejtkëndëshi, siç është Cheddar ose Leicester i kuq, metoda më e mirë do të ishte prerja e tij në kube të rregullta. Por në raste kur djathi është në formë rrethore mënyra më e mirë dhe më e lehtë për ta prerë atë është në formë trekendëshi. Megjithatë, nëse po planifikoni të vendosni në pjatë një copë djathi shumë të ngurtë, sic është djathi i dhisë, është e rëndësishme të siguroheni që çdo fetë të përmbajë një sasi të barabartë të djathit. Për ta bërë këtë me sukses, thjeshtë vendosni një pikë në pjesën qëndrore të djathit dhe hiqni vija diagonale rreth tij. Dhe me djathërat në formë trekëndëshi të tilla si Stilton, ekspertët rekomandojnë prerjen e skajeve, përpara se t’i prisni në copa të gjata dhe të holla. Kjo metodë siguron që secila copë të marrë një formë të rregullt si edhe prerjen në formë të barabartë./tvklan.al