Si të rrisni në mënyrë natyrale flokët


Si të rrisni në mënyrë natyrale flokët

13:45 20/12/2018

Nuk ka asgjë më acaruese se të dëshirosh flokë të gjatë, ndërkohë që sapo i ke prerë deri tek shpatullat. Pavarësisht se

extensions

na “shpëtojnë” për të arritur gjatësinë e dëshiruar, ato kurrë nuk do të duken reale.

“Mjeku i flokëve”, David Salinger thotë për

Mamamia

se nën kushtet e duhura, flokët duhet të rriten deri në 1.25 centimetra në muaj. Ai sëbashku me naturopaten Annalies Corse shpjegojnë faktorët që mund të ndikojnë në rritjen e flokëve dhe se çfarë mund të bëjmë për të ndihmuar në rritjen e shpejtë të tyre.

Si ndikon dieta te flokët

Flokët janë të përbëra nga proteina me squfur të lartë, keratina, burimi i të cilës mund të gjendet në mish, shpendë, fruta detit dhe vezë. Corse thotë:

“Gjatë eksperiencës sime kam kuptuar që flokët rriten më shpejt te personat që konsumojnë ushqime me bazë shtazore”.

Kjo ndodh pasi këto ushqime përmbajnë 9 amino acide esenciale, të cilat trupi jonë nuk është në gjendje t’i bëjë vetë, ndërsa vezët janë burim i pasur i proteinave me squfur të lartë.

Hormonet mund të ndikojnë në rritjen e flokëve

Nëse vërejmë që flokët nuk po rriten sa zakonisht, atëherë duhet të vizitojmë mjekun tonë në mënyrë që përjashtojmë ndonjë mundësi të problemeve të hormoneve. Gjithashtu ka rezultuar se disa lloje kontraceptivësh orale mund të ndikojnë negativisht te flokët, veçanërisht nëse kemi trashëguar gjenetikisht rënien e flokëve.

Nëse femrat përdorin shumë testosterone, ka mundësi që të përjetojnë rritjen e flokëve në fytyrë dhe rënien e tyre në kokë. Por medikamentet që kanë antiandrogjenikë mund t’i bllokojnë efektet e këtij hormoni.

Stresi lidhet me rënien e flokëve

Sipas nutricionistes Jessica Sepel, nëse nuk e menaxhojmë dot nivelin e stresit, atëherë do të mund të përjetojmë rënien e flokëve dhe mosrritjen më të tyre. Ndaj dhe duhet të bëjmë ushtrime për të liruar stresin dhe të bëjmë ato ç’ka na pëlqejnë të bëjmë.

Si mund të ndihmojnë suplementet?

Nutricionistja gjithashtu thekson rëndësinë e përfshirjes së hekurit në nivele e duhura, pasi pa këtë mineral jetësor mund të përjetojmë humbjen e flokëve.

“Bëni një analizë gjaku dhe shikoni nëse niveli i ferritinës është rreth 70. Për të rritur nivelin e hekurit konsumoni më shumë fruta dhe perime jeshile, mish të kuq dy herë në javë ose investoni në një suplement të kualitetit të lartë”

, shpjegon Sepel.

Suplementet me minerale rekomandohet të përfshijnë zinkun dhe silikën. Nutricionistja këshillon që personat që verëjnë rënie të flokëve të konsumojnë një suplement me shumë minerale çdo ditë, për 3 muaj./

tvklan.al






Të ngjashme