Si të shkarkoni arkivin e të dhënave tuaja nga Facebook
Përdoruesit e Facebook shpeshherë shqetësohen për të dhënat që posedon ai. Prandaj është e rëndësishme që ju të keni historikun për veten tuaj dhe të shikoni se çfarë bëni ju në Facebook.
Këtu do të gjeni mënyrën nëse keni vendosur të shkarkoni arkivin tuaj në Facebook. Shkarkimi i të dhënave tuaja nga Facebook është e lehtë. Tek komanda settings, ku ju ndryshoni fjalëkalimin, klikoni në butonin download a copy, (shkarko një kopje). Të dhënat vijnë brenda një dosjeje. Nëse keni një kompjuter Apple, klikoni dy herë në dosje. Në këtë mënyrë Facebook ka projektuar një mini faqe webi HTML, një mënyrë shumë e lehtë për të marrë të dhënat. Filloni duke hapur një dosje që quhet “INDEX.HTM”. Kjo do të hapë një mini faqe të profilit tuaj. Ky indeks do ju japë informacion në lidhje me ju, duke përfshirë datën e regjistrimit, statusin familjen etj. Facebook mban të dhënat dhe postimet tuaja që ditën e parë të krijimit të një adrese. Ju mund të shikoni listën e të gjithë miqve që keni patur më parë. Kompania gjithashtu mban gjurmët e miqve që mund të keni hequr gjatë 10 viteve të fundit. Në rast se keni nevojë për një vështrim mbrapa në kalendarin tuaj social, Facebook mban një rekord të të gjitha ngjarjeve që ju keni ndjekur, pëlqyer apo fshirë. Edhe reklamat që ju keni klikuar apo pëlqyer janë të regjistruara në historikun tuaj. Nuk duhet të harroni edhe ngacmimet, ( pokes) që keni bërë apo ju kanë bërë. Gjithçka që ka të bëje me adresën tuaj, ndodhet në historikun e shkarkuar./tvklan.al