Si të shkruajmë një kartolinë
Kjo orë mësimi, për nxënësit e shkollës 9 vjecare “Emin Duraku” është e vecantë. Me afrimin e festave të fundvitit, ata do të mësojnë se si të shkruajnë një kartolinë, për t’ja dhuruar njerëzve më të dashur. Mësuesja e klasës së 4-tërt C, tregon për Klan Plus rëndësinë e kësaj ore mësimore.
“Vërtet kemi këtë rrugën elektronike, për të dërguar mesazhe. Por kartolina mbetet, sado tradicionale të jetë. Dhe duke parë edhe shkrimin, gjithë pjesën tjetër, më duket shumë interesante që të vazhdojë kjo traditë e kartolinës”.
Por këto kartolina janë të veçanta, pasi ato nuk janë të gatshme nga shtypshkronjat. Çdo kartolinë është prerë dhe skicuar nga vetë fëmijët. Secila prej tyre është një punim që mbart botën individuale të cdo nxënësi.
“Meqë zemra është symbol dashurie, e kam zgjedhur për t’ja derguar të afërmve për festat”.
“Kur vihet ylli në majë të pemës, duket sikur fillon viti I ri, sepse shtëpia zbukurohet dhe fillojnë festat e fundvitit”.
Fëmijët shprehen se kartolinat dëshirojnë t’ua dërgojnë familjarëve dhe miqve të tyre.
“Do ia dërgoj kushëririt tim, të cilin e kam jashtë shtetit në Itali, dhe dua ti tregoj se sa e dua”.
Në fund të orës së mësimit, të gjithë nxënësit zgjodhën 3 kartolinat më të bukura.
Burimi: Klan Plus
Gazetare: Xhois Kuta