Si të silleni me fëmijët pas karantinës


Si të silleni me fëmijët pas karantinës

15:30 16/06/2020

2020 ka qenë një vit i komplikuar për njerëzit në mbarë botën, pas koronavirusit, karantinës dhe gjithë rrjedhojave që mbërrijnë prej tyre. Por më shumë se të rriturit, shtresa për të cilën të gjithë preokupohemi më tepër janë pikërisht fëmijët. Brezi i ri, e ardhmja, kaluan një periudhë mjaft të vështirë, pas mbylljes së detyruar për një kohë të gjatë duke ndryshuar rutinën, por duke ndikuar fort në socializmin dhe lojën, vendimtare për të vegjlit tanë.

Sipas ekspertëve pediatër, pikërisht tani, më e rëndësishme është rikthimi i tyre në shoqëri, mbi të gjitha rilidhja e kontaktit me natyrën. Në shumë vende të BE kanë nisur organizimet didaktike, në respektim të masave mbrojtëse, për t’i argëtuar duke organizuar kampe, ekskursione apo piknikë për ta vetëm në mënyrë ditore. Sipas ekspertëve të shëndetit mendor, këto organizime plotësojnë dhe përmbushin kërkesat si sociale, ashtu edhe natyrore, por edhe edukimi me argëtim.

Në qendër të këtyre kampuseve ditore, ku rreth përfshihen 15-20 fëmijë, apo edhe më shumë, parashikojnë aktivitete krijuese dhe ekspresive përmes eksplorimeve të zonave, takohen me historinë, lojërave në natyrë, disiplinës duke ndjekur dhe respektuar itinerare e programe të përbashkëta dhe mbi të gjitha duke i mësuar të respektojnë natyrën, përfshirë këtu edhe reduktimin e shpërdorimit të ushqimit dhe rikthimin në atë të thjeshtin, më natyralin nëpër ferma të vogla familjare.

Klan Plus






Të ngjashme