Si u bllokua gomonia me 15 milionë euro drogë
Mediat italiane duke cituar Guardia di Finanza-n, kanë dhënë detaje sa i përket gomones me drogë të bllokuar një ditë më parë, ndërsa në pranga përfunduan dy trafikantët shqiptarë: 51 dhe 25 vjeç.
Në gomone u gjetën mbi një ton e gjysmë e drogës (1600 kg). Mjeti lundrues kishte me dy motorë me nga 225 kuaj fuqi.
Droga ishte e ndarë në 79 pako të madhësive të ndryshme. Në momentin që trafikantët pikasën anijet e Guardia di Finanza-n ata e hodhën drogën në det.
Nëse do të hidhej në treg, kjo sasi droge kapte vlerën e 15 milionë eurove. Që nga fillimi i këtij viti, Guardia di Finanza ka bllokuar rreth nëntë ton marijuanë./tvklan.al