Si u festua 7 Marsi në shkollat e vendit (7 Mars 2001)
TOB nga i cili trasmetohen veprimtaritë më të mëdhaja artistike sot ka pritur më të vegjlit në skenë. Kolegji turk “Turgut Ozal” ka zgjedhur këtë ambjent për të përshëndetur mësuesit në festën zyrtare të tyre.7 Marsin bashkë me mësuesit e kanë festuar edhe nxënësit. Fare pak mësim dhe shumë urime, këngë dhe dramatizime. Drejtuesit e kësaj shkolle kanë ftuar edhe humoristët si Met Bega dhe Marjana Kondi.
Kështu është kujtuar kjo ditë edhe në fshatin Sos. Shkolla e kësaj zone ka ftuar fëmijë e mësues të shkollave të tjera. Bajram Curri, fëmijët e rrugës dhe ata të jetimores. Kjo veprimtari është një stimul në funksion të idesë integrimi i fëmijëve në komunitetet e ndryshme shkollore apo sociale në një aktivitet të përbashkët argëtues. Ndërsa një pjesë tjetër e mësuesve dhe brezit që ato mësojnë kanë zgjedhur për të festuar këtë ditë, vendin tradicional, kodrat e liqenit./tvklan.al
Gazetare: Holta Zhiti