Si u formua hëna, dalin në dritë prova të reja


Si u formua hëna, dalin në dritë prova të reja

16:45 13/09/2016

Të dhëna të reja po i detyrojnë shkencëtarët të rikonsiderojnë mënyrën sesi u formua Hëna. Për dekada të tëra, shkencëtarët kanë debatuar çfarë pamje mund të kishte, kur një copë nga Toka u shkëput dhe formoi Hënën tonë, rreth 4.5 miliardë vite më parë.

Tashmë, fakte të reja sugjerojnë se gjërat kanë qenë shumë më të “dhunshme”, sesa mendohej. Shkencëtarët janë të mendimit se impakti që çoi në krijimin e Hënës tonë ka qenë shumë i madh.

Është e ditur se Hëna ka qenë dikur pjesë e Tokës, para se të shkëputej e të kalonte në orbitën tonë. Por rrethanat në të cilat ka ndodhur ky fenomen kanë qenë temë e debateve të nxehta.

Hipoteza më e pranuar për formimin e Hënën është se një objekt me madhësinë e Marsit (shpesh i quajtur Theia) është përplasur me Tokën, rreth 20 – 100 milionë vite pasi sistemi diellor u bë i qëndrueshëm.

Ndërkohë që planeti ynë i ri duket se ka dalë nga përplasja i padëmtuar, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për koren e Theias dhe mantelit të saj, që u përplasën dhe u bashkuan me koren dhe mantelin e Tokës.

Pluhuri dhe mbetjet që dolën në orbitën e Tokës krijuan një objekt në formë disku dhe nga kjo mori dhe formën që ka Hëna sot.

Kjo hipotezë e njohur si “përplasja gjigante” shpjegon shumë gjëra të tjera, si madhësia relative e Hënës në krahasim me Tokën dhe rrotullimet e tyre të ndara.

/tvklan.al






Të ngjashme