Si u lanë në harresë “Hotel Durrësi” dhe “Hotel Apollonia” (8 korrik 2000)
Ish hotelet shtetërore të turizmit në Durrës janë kthyer sërish në gërmadha të mëdha. Dy hotelet e njohura në qytetet bregdetare si Apollonia dhe Durrësi edhe sivjet nuk pritën asnjë vizitor. Viti 1997 ishte shkatërrimtar dhe për këto dy hotele, deri pak pak vitesh krenari e durrsakëve. Për hotel Apollonia, dokumentet kanë kaluar në Agjencinë Kombëtare të Privatizimit dhe çmimi fillestar është 64 mijë lekë të reja në më shumë se 3200 metra katrorë sipërfaqe.
Sërish asnjë investitor nuk është paraqitur, ndërsa për “Hotel Durrësi” ende nuk është bërë asgjë. Dikur këto hotele simbolizonin bregdetin e Durrësit ndërsa sot u duhet të përballojnë këtë shkatërrim nga turmat dhe harresat e vetë shtetit që i ndërtoi ato. Mosfunksionimi normal i këtyre dy hoteleve i ka shndërruar ato në qendra të të droguarve dhe prostitutave të cilët për t’u futur brenda kanë thyer dhe muret./tvklan.al