Si u shkatërrua Hekurudha e Bajzës (13 Gusht 2000)


Si u shkatërrua Hekurudha e Bajzës (13 Gusht 2000)

15:20 13/08/2000

Ky është rajoni hekurudhor i Bajzës në Malësi të Madhe. Që këtej Shqipëria lidhej me hekurudhë me Europën Perëndimore. Siç dihet transporti hekurudhor është më pak i kushtueshëm sesa kamionët. Për këtë arsye deri para 5 vitesh kjo linjë ka funksionuar rregullisht. Më pas ky lloj transporti u la disi pas dore. Ndërsa goditjen e fundit ia dha viti 1997.

Shinat e kësaj hekurudhe u shkulën dhe u shitën në Mal të Zi si hekur për t’u shkrirë. Dëmin më të madh e ka pësuar traseja nga Shkodra deri në Bajzë. Ndërsa nga Bajza e përtej rruga e hekurt është në gjendje shumë të mirë. Shkëputja e linjës ka sjellë dëmtime dhe në mjedise të tjera.

Magazinat po rrënohen po ashtu dhe zyrat. Aty nuk shkel më njeri dhe koha bën punën e saj. Nga ana tjetër, punonjësit e hekurudhës thonë se është dhe një mundësi për të shpëtuar atë që ka mbetur. Meqë pjesa nga kufiri deri në Bajzë është në gjendje të mirë, mallrat mund të sillen nga jashtë me tren deri këtu. Në Bajzë ato mund të ruhen në depo ose të transportohen me mjete të tjera./tvklan.al






Të ngjashme