Si zgjedhin t’a festojnë gratë shqiptare 8 Marsin (8 mars 2001)
8 Marsi, dita ndërkombëtare e grave, duket se është e vetmja ditë ku masivisht gratë shqiptare mund të rebelohen, të dalin pa burrin e tyre, të hanë drekë nëpër lokale dhe të ndihen më të lira. Sot disa kanë lënë punën dhe janë organizuar kolektivë për të ngrënë një drekë. Ose, të papunat me fisin e tyre u janë drejtuar liqenit. Ka nga ana që burri nuk iu është ndarë edhe sot. Nëse burri sot është treguar indiferent, ka nga ata që u kanë lënë fëmijët në patronazh duke festuar më vete. Gratë sot ndihen mirë dhe lirë pavarësisht se është një ditë në vit./tvklan.al
Gazetare: Holta Zhiti