Siguria në fushën e aviacionit civil


Siguria në fushën e aviacionit civil

16:04 16/11/2018

Siguria në aeroporte nëpërmjet teknologjive të avancuara dhe praktikave më të mira botërore ka qenë kryefjala e konferencës së parë të mbajtur në Tiranë për sigurinë e aviacionit. ICTS EUROPE, organizatorja e këtij eventi ka mbledhur në kryeqytet të gjithë menaxherët e saj operativ nga SHBA dhe Evropa për të diskutuar mbi rëndësinë e sigurisë në fushën e aviacionit civil.

Standarde ndërkombëtare në një aeroport nga profesionistë ndërkombëtarë është e qartë se është një portë e sigurt për të pasur dyndje në turizëm dhe investime. Këto standarde aplikohen në çdo aeroport në botë dhe të nj

ë

jtat duhet të aplikohen edhe në Shqipëri. Në një aeroport që kemi sot dhe n

ë

çdo aeroport tjetër që mund të kemi në të ardhmen në Shqipëri, do të na duhet të kemi gjithnjë standarde ndërkombëtare.”

Për ekspertet e fushës, siguria e Aviacionit Civil konsiderohet si një përpjekje e përbashkët e disa autoriteteve duke filluar nga Autoriteti i Aviacionit Civil, Aeroporti dhe Autoriteti i Policisë në masë të madhe dhe më pas nga përdoruesit e tjerë të aeroportit.

Jemi në Shqipëri prej gati 14 vitesh dhe ajo që e bën të dallojë ICTS-në   është që ne nuk synojmë të tërheqim një kontratë apo një aplikim pune për afate të caktuar. Ajo që e bën ICTS-në dallojë është se ne kujdesemi për njerëzit dhe industrinë. Kujdesemi për të investuar në njerëz, procedurë, në bashkëpunimin me të gjithë autoritetet dhe qeverinë për të  t’i bërë gjërat edhe më mirë.”

Ekspertët e huaj diskutuan mbi Kërcënimin e brendshëm, i cili është një nga rreziqet më të mëdha aeroporte, praktikat më të mira që industria po përdor dhe teknologjitë e reja që mund të përmirësojnë standardet e sigurisë dhe të lehtësojnë rrjedhën e udhëtarëve në aeroporte. Duke i klasifikuar të gjitha vendet që kanë një siguri të lartë në kontrollin e pasagjerëve, si vende të sigurta për të udhëtuar. Pjese e kësaj konference ishin edhe përfaqësues të qeverisë të cilët referuan edhe rreth zgjerimit të kësaj fushe me ndërtimin e aeroporteve të reja.

Tv Klan






Të ngjashme