Siguria për finalen e Euro 2016
Siguri e lartë për ditën e Finales në Paris. Më shumë se 5000 forca do të angazhohen për të mbikqyrur pikat kyçe të kryeqytetit francez para, gjatë dhe pas sfidës që do të luhet në Stade de France.
Patrulla me policë do të ketë në arenën ku do të zhvillohet takimi mes Frances dhe Portugalisë, në Fan Zone pranë Kullës Eiffel dhe në bulevardin Champs Elysees. Autoritetet nuk duan që të përsëritet një sulm tjetër si ai 13 Nëntorit të kaluar, ku mbetën të vrarë më shumë se 130 persona.
Zyrtarë të policisë franceze thanë për mediat se rreth 1900 forca sigurie do të jenë në Fan Zone dhe 3400 do të qarkullojnë mes Champs Elysees dhe stadiumit. Në Paris deri më tani janë zhvilluar 11 ndeshje të Euro 2016.
Tv Klan