Siguria ushqimore, preken 5 persona nga antraksi
Rastet e evidentuara në Tepelenë me plasje në 5 persona, janë të izoluara, dhe janë shkaktuar nga papërgjegjshmëria individuale dhe mosndërgjegjësimi i fermerëve në zona të ndryshme të vendit.
Ministria e Bujqësisë thotë se sëmundjet që kalojnë nga kafsha tek njeriu janë nën kontroll të plotë. Por pranon se masat për rastin e Tepelenës janë marrë pasi u përhap sëmundja.Shpresa Arbi/ Drejtore e Shërbimit Veterinar:Ministria e Bujqësisë pas njoftimeve që mori nga Instituti i Shëndetit Publik në rrethin e Tepelenës në fshatin Arzë e Madhe, mori të gjitha masat, për parandalimin e përhapjes së sëmundjes së plasjes.E gjithë zona u vu nën kontrollin veterinar dhe u vaksinuan 4000 krerë që mbarështroheshin në këtë zonë.
Ministria e Bujqësisë ka për detyrë të sigurojë konsumatorët se ushqimet që dalin në treg nuk janë të rrezikshme. Por faktin se produktet nuk kontrollohen përpara shitjes, e pranojnë edhe vetë drejtuesit e këtij dikasteri.Shpresa Arbi/ Drejtore e Shërbimit Veterinar:Ne ndërhyjmë në ato raste ku evidentohen sëmundjet.
Specialistja e Institutit të Shëndetit Publik, Luljeta Alla, në një intervistë për Gazetën Shqiptare thotë se mishi i infektuar mund të dallohet vetëm nga specialistët. Antraksi që shkaktohet nga konsumimi i mishit të kafshëve të prekura nga sëmundja e plasjes, është mjaft i rrezikshëm, nëse nuk trajtohet me mjekim të specializuar. 5 personat e prekur në Tepelenë iu nënshtruan terapive shtesë.tvKlan