Sigurimi i emigrantëve shqiptarë në Turqi (16 Mars 1999)


Sigurimi i emigrantëve shqiptarë në Turqi (16 Mars 1999)

15:50 16/03/1999

Turqia nënshkruan marrëveshjen për mbrojtjen shoqërore. Të dy vendet marrin përsipër të përfitojnë pensione dhe sigurime shoqërore. Ministria e Punës e Shqipërisë dhe ajo e Turqisë ndërmarrin veprime transferuese të kontributeve në vendet përkatëse.

Ajo pjesë e emigrantëve shqiptarë që punon në Turqi nga vetë pronarët turq përveç rrogës do të paguajnë edhe sigurimet shëndetësore të cilat do të dorëzohen në Institutin tonë të Sigurimeve. Drejtor i Inspektoriatit Shteteror te Punesimit Nexhmedin Dumani shpjegon:

“Në Turqi ka një numër të konsiderueshëm emigrantësh të ikur në këto 10, 7-8 vitet e fundit, ato një pjesë që kanë marrë dokumenta të rregullta, i konsiderojnë si qytetarë turk, por kemi dhe 1200, 1300 emigrantë të tjerë të cilët janë në procesin e dokumentimit dhe të futur në këtë skemën për të siguruar jetesën dhe për të ardhmen.Shteti Turk u garanton sigurisht në marrëveshje me Shtetin Shqiptar u garanton të gjithë njerëzve që punojnë aktualisht atje që edhe të sigurohen jo vetëm të marrin rrogat dhe disa fitime tani aktualisht që mund të përfitojnë diçka por të sigurojnë dhe jetën të nesërmen.”/tvklan.al

Gazetare : Holta Zhiti






Të ngjashme