Silvana: Saimiri nuk do të ketë më puthje nga unë
Nata e gjashtë e spektaklit “Love Story” në TV Klan, u shoqërua me shumë debate e tensione, teksa gara mes konkurrenteve është rritur.
Çdo javë janë larguar nga dy vajza, por këtë herë Saimiri vendosi të mos i japë trëndafil vetëm njërës prej tyre, Vivienit, e cila ishte edhe e eliminuara e mbrëmjes.
Saimiri kishte rezervuar tre takime private, me Redonën, Merin dhe Suelën, ku ky i fundit gjeneroi shumë debate në studio.
Ndryshe nga takimi i parë, Suela dhe Saimiri u puthën disa herë në buzë, gjë që nuk u prit mirë nga shumica e vajzave, sidomos Silvana e cila e kishte puthur më parë në takimin e saj.
Në një intervistë për programin “Daily Love Story”, me autore Ilda Luamin, Silvana ka folur pas spektaklit për këtë takim.
Veç të tjerash ajo u shpreh se 33-vjeçari nuk e vlerëson puthjen dhe bën gabim që e konsideron si diçka sipërfaqësore.
Ajo ka komentuar edhe argumentin e Saimirit për puthjen, të cilën ai e konsideroi si një stacion për të arritur në një “përfundim” nëse i pëlqen një vajzë apo jo.
“Kisha shumë gjëra për të thënë por pak a shumë u shpreha. Nuk më pëlqeu fare si e argumentoi puthjen por shpresoj ta rregullojë situatën. Gabimi ishte te fakti që e konsideron puthjen si sipërfaqësore, që nuk i jep vlerë. Unë i dhash shumë vlerë, kurse ai e konsideroi si një stacion. Nuk më pëqeu fare”, tha Silvana.
Më tej ajo shtoi se pas mënyrës se si Saimiri e përshkroi puthjen, ajo nuk do ta puthë më.
“Unë do ta puth sërish kur të jem shumë e sigurt. Kur ta shoh që edhe ai është shumë i sigurt për puthjen. Ashtu si e përshkroi ai, puthje nga unë nuk do të ketë më”, u shpreh Silvana./tvklan.al