Silvio Berlusconi shtrohet në spital
Ish-Kryeministri i Italisë, Silvio Berlusconi është shtruar në spital pas një infarkti në zemër.
Berlusconi një ndër figurat më polemikave në politikën italiane, është duke u trajtuar në spitalin e qytetit San Raffaele, Milano, të Italisë.
Zëdhënësi i tij ka thënë se lideri i “Forza Italia” nuk ka asgjë kërcënuese për jetën, ndërsa mjekët e spitalit kanë thënë se ai do t’i nënshtrohet menjëherë kontrolleve për të përcaktuar shkakun e komplikimit kardiak.
Edhe më parë Berlusconi ka qenë i shtruar për probleme kardiake./tvklan.la