Silvio Berluskoni fiton zgjedhjet paralamentare në Itali – (14 Maj 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Biznesmeni miliarder Silvio Berluskoni dhe koalicioni i tij i djathtë janë fitues të zgjedhjeve parlamentare në Itali. Kandidati i qendrës së majtë për kryeministër Francesko Ruteli pranoi humbjen. Edhe sondazhet e kryera përpara zgjedhjeve kanë treguar, se qendra e majtë për pesë vjet në pushtet kishe ngelur prapa. Nga qendra e tij në Romë, zëdhënësi i Silvio Berluskonit deklaroi, se baroni i medias, kishte qenë i bindur se do të fitonte në të dy dhomat, gjë e nevojshme për të pasur një qeveri të qëndrueshme.
Ndërkaq ministri i jashtëm francez Vedrin, ishte ndër të parët që reagoi ndaj rezultatit të zgjedhjeve italiane. Ministri Vedrin tha, se e respektonte demokracinë italiane, por paralajmëroi se Europa duhet t’i kushtojë shumë vëmendje formimit të qeverisë së re të Berluskonit, për shkak të Aleancës Nacionale me ide fashiste,që do të marri pjesë në qeverinë e re./tvklan.al