“Simboli i tmerrit të luftës” përjeton një tjetër tragjedi, vdekjen e vëllait
Vëllai më i madh i djalit sirian i cili u shfaq në ekranet televizive në mbarë botën, pasi u plagos gjatë një sulmi ajror, mësohet se ka ndërruar jetë.
Ai është Ali Daqneesh, 10 vjeç, i cili vdiq si pasojë e plagëve të marra në të njëjtin sulm ajror që përfshiu shumë nga fqinjtë e tij në qytetin sirian të Aleppos, të cilët mbetën nën rrënoja gjatë kësaj jave.
Djali ndodhej në rrugë, kur forcat ruse apo siriane bombarduan të mërkurën qytetin dhe pavarësisht se ai u dërgua në spital, nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të marra.
5-vjeçari Omran i cili i shpëtoi sulmit, u shfaq në mediat e gjithë botës teksa qëndronte i ulur në pjesën e pasme të një ambulance i gjakosur dhe i pluhurosur. Por tashmë me sa duket vogëlushi do të përjetojë një tjetër tragjedi më të madhe, atë të humbjes së vëllait të tij.
Sipas raporteve, rreth 50,000 fëmijë kanë vdekur në të gjithë vendin nga luftimet, në pesë vitet e fundit./tvklan.al