Simpatizantët e PD-së në protestë. Votimet ishin të manipuluara (2 Tetor 2000)
Një ditë pas zgjedhjeve të djeshme për pushtetin lokal militantët dhe simpatizantët e Partisë Demokratike janë mbledhur sërish përpara selisë së partisë. Në ndryshim nga grumbullimet e mbrëmshme deri në orët e para të ndërrimit të ditëve ku festonin përdore, sot ata protestojnë për këtë proces, duke e quajtur të manipuluar dhe se janë vjedhur votat e tyre dhe kjo nëpërmjet listave ku nuk figuronin emrat e atyre që duhej të ishin.
Ky është dhe qëndrimi zyrtar i Partisë Demokratike i shprehur nga zëdhënësi i Partisë Demokratike Edi Paloka në orët e para të ditës së sotme i cili deklaron se procesi zgjedhor i 1 tetorit ishte i manipuluar. Ai u shpreh se do të ofrojë sot fakte dhe prova konkrete./tvklan.al