Simpatizantët e PS-së në mbështetje të Fatos Nanos (21 Janar 1999)
Atë mbështetje që Nano nuk e gjeti brenda Partisë Socialiste e ka gjetur në radhët e simpatizantëve të tij. Sot të gjithë kanë qënë të tronditur nga lajmi i dorehëqjes. Vlerësimet në disa raste kanë qënë superlative dhe në disa raste të tjera edhe kundër.
Nano tha se përkrahjen për vijën e tij politike do t’a kërkojë në radhët e militantëve dhe simpatizantëve të thjeshtë, por pa theksuar se reformimi i së majtës do të bëhej brenda Partisë Socialiste ose duke krijuar një parti të re politike./tvklan.al
Gazetar : Altin Hazizaj