Sina: Partizani pretendent për titull


Sina: Partizani pretendent për titull

15:54 07/02/2019

Superliga ka ardhur në një fazë interesante. Skuadrat pretendonte janë shumë pranë me pikë me njëra-tjetrën, por surpriza e këtij sezoni është Teuta. Çelësi i suksesit për durrsakët është ndërthurja e lojtarëve me eksperiencë me të rinjtë.

Për ish futbollistin Elvis Sina, një tjetër surprizë por negative, është Skënderbeu.

“Edhe pse ka prurke të reja nuk e ka e ka etjen për të fituar”.

Lojtarët duket se nuk duan të fitojnë, një skuadër me bazë të mirë me shumë tituj kampion nuk duhet të lëshonte kaq kollaj.

Ish-lojtari i Tiranës, sheh si pretendent për fitimin e kampionatit, ekipin e Partizanit.

“Lojtarët, serioziteti i trajnerit Gega, mbështetja e klubit”.

Pretendent mbetet edhe Kukësi që ka një stabilitet prej disa sezonesh.

Superliga ka rezervuar gjithnjë supriza deri ne fund sezonit. Mbeten për tu luajtur edhe 16 javë.

Tv Klan






Të ngjashme