15:57 30/01/2014Julian Sinanaj pranon se ka organizuar shpërthimin me eksploziv në gjykatën e Selanikut në vitin 2010 me urdhër të një politikani grek. Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja greke “To Vima”, që citon informacione konfidenciale nga drejtësia greke.Sipas artikullit të së përditshmes greke, Sinanaj pohon se ka kryer 27 vrasje në Shqipëri, Itali dhe Greqi. Ndërsa në arkivat e policisë greke, figuron i listuar vetëm për një shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.Sinanaj u arrestua një ditë më parë gjatë aksionit të policisë së Tiranës, kundër grupit terrorist që organizonte shpërthime eksplozivi me celularë. Në pranga ranë edhe 4 persona të tjerë.Ndërkohë ish-kryeministri Berisha i ka konsideruar si një trukim të ulët të policisë së shtetit deklaratën e kësaj të fundit se, Sinanaj dyshohet si autor i të paktën 20 vrasjeve me pagesë në Greqi.