Sindikalistët e ushtrisë – (24 Shkurt 1999)


Sindikalistët e ushtrisë – (24 Shkurt 1999)

21:12 24/02/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Sindikalistët që punojnë në uzinat e prodhimit të armëve dhe të armaimit paralajmërojnë grevë për të plotësuar kërkesat e tyre ndaj ministrisë së Mbrojtjes. Shkurtimi i fondeve për këto uzina rrezikon shkurtimin e fuqisë puntore theksuan sindikalistët. Ata përmendën kushtet e vështira të punës në këto uzina si pasojë e të cilave shumë punëtor vuajn nga sëmundje profesionale.

Në uzinën e aviacionit në Kuçovë katër punonjës kanë vdekur ndërsa disa të tjerë mbi moshën 40-vjeç janë shtruar nëpër spitale. Nëse largohen nga puna specialistët u shprehën sindikalistët në komisionin e mbrojtjes, industria ushtarake shqiptare do të falimentoj./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame






Të ngjashme