Sindikalistët kërkojnë ndëshkimin e vrasësit së Astrit Ballukut (04 Nëntor 1998)


Sindikalistët kërkojnë ndëshkimin e vrasësit së Astrit Ballukut (04 Nëntor 1998)

11:40 04/11/1998

Një javë pas vrasjes së kryetarit të degës së sindikatave të Tiranës Astrit Balluku, krerët e sindikatës kanë përsëritur akuzën ndaj Musakut dhe eprorëve të tij politik të veshur me pushtet. Sipas tyre segmente të caktuara shtetërore vazhdojnë të mbajnë qëndrim denigrues ndaj sindikatës së pavarur. Krerët e saj përmendin shkrimet e fundit të disa gazetave të përditshme rreth të cilave vertitet historia e krijimit dhe pronat e Sindikatave të Pavarura ku sipas sindikalistëve, qëllimi i tyre është zbehja e tragjedisë së fundit dhe paraqitja e luftës së shtetit për shkatërimin e sindikalizmit si luftë klanesh e interesash.

Pamje BSPSH Sindikata e Pavarur konferencë shtypi./tvklan.al






Të ngjashme