Sindikata e Hekurudhave – (20 Qershor 1999)


Sindikata e Hekurudhave – (20 Qershor 1999)

23:20 20/06/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Sindikata e Pavarur e Hekurudhave paralajmëron grevë në shkallë kombëtare. Kjo është konfirmuar sot në konferencën e shtypit dhe nga presidenti i Sindikatave të Pavarura të Transportit të Shqipërisë zoti Gëzim Qato. Atashe të piramidës shtetërore si Bunaci e Todhe, e kanë kthyer hekurudhën në monopol të tyre.

Vjedhjet, korrupsioni dhe kontrabanda janë ulur këmbëkryq në hekururdhë, u shprehën sindikalistët. Për të gjitha këto ne kemi sensibilizuar ministrat Shuli e Rrapi si dhe vetë kreun e qeverisë zotin Majko. Si rezultat asnjë përgjigje, asnjë reagim s’është dhën prej tyre.

Sindikata me gjithë persekutimin dhe luftën e shtrigave që bëhet nga drejtuesit e ndërrmarjes nuk pajtohet me këtë kolaps. Data 5 e muajit të ardhshëm është caktuar fillimi i grevës kombëtare nëse qeveria nuk plotëson kërkesat tona u shprehën sindikalistët./tvklan.al






Të ngjashme