Sindikata e Pavarur e Agjencisë së Trafikut Ajror Rinas në grevë (27 Qershor 1999)
Pas dështimit të dialogut mes përfaqësuesve të Sindikatës së Pavarur të Agjencisë së Trafikut Ajror Rinas me krerët e Ministrisë së Transportit dhe ato të Financave, shpallin grevën pa afat. Sipas krerëve të kësaj ministrie janë 150 punonjës të Aeroportit që do të ndërpresin punën duke mbyllur të gjitha korridoret ajrore për fluturimet civile.
Kërkesat më kryesore të tyre janë: rritja e pagës mesatare 50 %, abrogimi i ligjit për marrjen e 75 % të të ardhurave nga Sindikata, rimbursimi nga shteti i humbjeve të shkaktuara nga situata aktuale. Që nga nesër e në vazhdim deri në zgjidhje të kërkesave të tyre do të funksionojnë vetëm hapësirat ushtarake, humanitare ose të ndonjë Vipi që do të vizitojë Shqipërinë./tvklan.al
Gazetare: Holta Zhiti