Sindikata e Pavarur e Arsimit e vendosur për greva (10 Shtator 1998)
Sindikata e Pavarur e Arsimit ka kërcënuar për nisjen e një greve të mundshme por akoma nuk kanë vendosur një datë të caktuar për të. Kryetari i Sindikatës së pavarur Bajram Kruja kërkon partneritet me Ministrinë e Arsimit dhe rritjen e pagave.
I pyetur rreth situatës në Tiranë Bajram Kruja shprehet se nuk do të ketë grevë dhe se shkollat do të hapin dyert në ditën e caktuar.
“Ne nuk mund të vendosim për hapjen apo mos hapjen e shkollave por do të jenë vetë Këshillat e Rretheve si Shkodra, Elbasani, Peshkopia, Tirana, që do të vendosin për fillimin e vitit të ri shkollor, kjo për shkak të një terrori që Drejtoritë Arsimore kanë bërë në rrethe.”- tha ai
Ndërsa kryetari për Tiranën Astrit Balluku shprehet që greva të shtyhet në një moment tjetër dhe jo në ditën e parë të shkollës. Ajo çfarë kjo sindikatë kërkon janë partneriteti me Ministrinë e Arsimit,rritjen reale të pagave dhe indenksin e inflacionit.
Pamje godina e Sindikatave, kryetari i sindikatës se arsimit Bajram Kruja intervistë, kryetari i sindikatës së arsimit për Tiranën Astrit Balluku intervistë./tvklan.al
Gazetare : Holta Zhiti