Sindikata e Pavarur e Transportit proteston për çmimin e naftës – (26 Shtator 2000)


Sindikata e Pavarur e Transportit proteston për çmimin e naftës – (26 Shtator 2000)

12:23 26/09/2000

Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Sindikata e Pavarur e Transportit, ka paralajmëruar sot se do të përshkallëzojë vijimin e protestave në rast se qeveria nuk reagon karshi kërkesave të tyre. Kështu kanë deklaruar sot drejtuesit e kësaj sindikate në një konferencë për shtyp. Tema kryesore ishte ajo e ngritjes së çmimit të naftës, që sipas kryetarit të sindikatës, Ded Bajraktari është si pasojë e bllokimit të prodhimit vendas nga qeveritarët e sotëm, të cilët fusin paratë në xhepat e tyre.

Kjo sindikatë ka kërkuar vendosjen në eficencë të prodhimit të karburanteve në vend. Gjithashtu këtu u protestua edhe kundër rritjes së doganave për automjetet dhe mjetet e tjera të transportit./tvklan.al






Të ngjashme