Sindikata e PTT dhe Telekomit (25 Shkurt 1999)
Poste Telegraf Telefona dhe Federata Sindikale e saj pasi kanë diskutuar me drejtoritë përkatëse të Postës dhe Telekomit, Ministrisë së Ekonomisë dhe Privatizimit për kërkesat e punonjësve, vetëm dje në mosrealizimin e tyre zhvilluan grevën njëorëshe dhe nëse situata do të vazhdojë e tillë, ata kanë paralajmëruar grevën një ditëshe për të kaluar më pas shkallë shkallë.
Kërkesat kryesore të kësaj sindikate janë rritja e pagës tek punonjësit e Postës 20% ndërsa tek ata të Telekomit në masën 70 %. Njëkohësisht transparencë në privatizim ose shoqëri aksionere në mënyrë që të mos largohen nga puna punonjësit e saj. Gjithashtu ata duan që paketa kontrolluese të jetë nga shteti.
Punonjësit e Telekomit duhet të jenë aksionerë dhe kontrata kolektive për vitin në vazhdim të lidhet me Sindikatën. Të ardhurat që vijnë nga Telekomi janë mjaft të larta ndërsa pagat janë po ato. Telekomi në mjaft raste është sponsorizues ndërsa punonjësit që nxjerrin këtë fitim sponsorizojnë veten./tvklan.al
Gazetare : Holta Zhiti