Sindikata e shoferëve të taksive përsëri në protestë – (27 Janar 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Sindikata e shoferëve të taksive të rrethit të Tiranës, do të zhvillojë një tubim të dytë paqësor proteste, më pjesëmarrjen e 100 autoveturave taksi. Kështu kanë deklaruar sot drejtuesit e kësaj sindikate. Sipas tyre shkaku i daljes përsëri në këtë protestë është mosreflektimi i bashkisë së Tiranës, ndaj kërkesave të parashtruara.
Ata kërkojnë vendqëndrime të caktuara, për taksitë, heqjen e autoveturave të pa licencuara, që shërbejnë si taksi, uljen e çmimit të karburanteve, si dhe kujdesin më të madh nga ana e policisë, ndaj kësaj kategorie shoferësh, që është në shërbim të popullatës.
Dhjetë ditë më para taksistët kishin zhvilluar një tubim paqësor në sheshin “Nënë Tereza”, ku të hënën më datë 29 Janar, presin të zhvillojnë edhe tubimin e dytë paqësor, në përpjekje të realizimit të kërkesave të tyre./tvklan.al