Sindikata e Transportit e pakënaqur nga Bashkia e Tiranës – (15 Mars 2001)


Sindikata e Transportit e pakënaqur nga Bashkia e Tiranës – (15 Mars 2001)

11:53 15/03/2001

Lajme Arkiva – Tv Klan 2001

Megjithëse bashkia ka caktuar tashmë vendet e qëndrimit të automjeteve taksi, sindikata e pavarur e transportit, ka ende pakënaqësi. Sot kryesia e tyre, kërkon zbatimin në praktikë të ligjit, heqjen e targave të verdha, mjeteve 4+1, që nuk janë të lyera me ngjyrën e taksisë. Rritja e taksave është problem më vete.

Sipas tyre, një shofer i furgonit i takon të paguaj dy mijë lekë të reja më shumë. Drejtuesit e automjeteve, mendojnë se asnjëherë këto probleme nuk zgjidhen pa ndërhyrjen e bashkisë apo policisë. Nënkryetari i bashkisë thotë, se atë që kishte në dorë ky institucion për vendosjen e një rregulli e ka bërë, tashmë është duke punuar për zbatimin e një rregulloreje të tillë, ku një taksi do të vendoset për dy mijë banorë.

Blendi Gonxhe:- “Për herë të parë ne mendojmë, që taksitë të cilat do të licencohen duke filluar nga dhënia e miratimit nga Ministria e Transporteve, për rregulloren e re që ne kemi aprovuar në këshillin tonë bashkiak, taksi 4+1 dhe 8+1, me disa sinjale njohëse dhe me një stemë të madhe, që do të vendoset në të katërta anët e mjetit, e cila do ta lehtësojë edhe më tej punën e organeve kompetente. Bashkia e Tiranës, deri në krijimin e policisë bashkiake, nuk ka mjetet për të luftuar konkurrencën e pandershme”./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti






Të ngjashme